Vushtrri - 17.03.2020

Vushtrri - Çerdhet nuk hapen sot

Komuna e Vushtrrisë u ka bërë thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe.

Kjo pasi që Drejtoria e Arsimit nuk ka marrë ende asnjë informatë zyrtare.

“Ne si DKA dhe Komunë nuk kemi marrë asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat. Bazuar në këtë prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe publike dhe ato private nesër (kjo me kërkesë të këtyre institucioneve private) deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së kabinetit qeveritar dje ka bërë të ditur se nga sot fillon faza tjetër e lehtësimit të masave duke përfshirë hapjen e çerdheve, kopshteve, qendrave tregtare, kafiterive, restoranteve.

Ndërkaq disa komuna janë shprehur se nuk janë të gatshme për rihapjen e tyre.