Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vushtrri, burri rrah gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri më 04.10.2024.

“Ankuesja ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të forcave të rendit.