Foto: Ilustrim

Vushtrri, burri arrestohet për sulm seksual ndaj të miturës

Një person në Vushtrri është arrestuar si i dyshuar për sulm seksual.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 18:46, në Vushtrri, nën dyshimet se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës së mitur.

Viktima e këtij rasti është dërguar për tretman mjekësor dhe posedon raport, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.