Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vushtrri, bashkëjetesë jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të bashkëjetesës jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare në Vushtrri.

Viktima nën moshën 16 vjeçare është dërguar në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar.

Rasti i inicuar si “Bashkësia jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare”, procedohet në procedurë të rregullt.