Vushtrri, arrestohet për gjuajtje me armë në dasmë

Policia ka sekuestruar një armë gjatë një ahengu familjar në Vushtrri.

Sipas Policisë, rreth orës 15:40, një njësi policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna nga armë zjarri në rrugën “Shaban Polluzha” në Vushtrri.

Policia ka identifikuar lokacionin dhe ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes e po ashtu ka identifikuar personin e dyshuar i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë në shenjë gëzimi pasi kishin një aheng familjar.

Policia në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë pistoletë me gas, prodhim italian e kalibrit 9 mm, një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja.

I dyshuari H.M., 51-vjeçar, shtetas i Kosovës, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

Siç ka njoftuar Policia, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm.