Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vushtrri - Arrestohet pasi sulmoi një grua

 

Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti ka ndodhur në Vushtrri, rreth orën 21:40 minuta.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. E dëmtuara ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari sipas njoftimit të policisë pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime.