Vushtrri, arrestohet pasi shiste miell me çmim të lartë përmes rrjeteve sociale

Një burrë është arrestuar pasi që në rrjetin social Facebook, kishte postuar se ka miell për të shitur 100 kg me çmim 80 euro.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri.

Njësiti policor bashkë me inspektorët komunal kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë thasë miell nga 25 kg.

I njëjti pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar,  është liruar në procedurë të rregullt.