Foto: Reporter.al

Vushtrri, arrestohet një i mitur për vrasje në tentativë

Policia ka njoftuar për arrestimin e një të mituri për të cilin dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në rr. “Gjon Buzuku”, në Vushtrri, të premten rreth orës 21:30.

Përveç dëmeve materiale në veturë, të lënduar nuk ka.

Në njoftimin e Policisë thuhet se është konfiskuar pistoleta me tre fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është dërguar në shtëpinë e tij.

Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë.