Ilustrim

Vushtrri, arrestohet i dyshuari që kishte postuar video duke shkrepur me armë

Policia e Vushtrrisë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka shtënë më armë dhe videon e ka publikuar në rrjete sociale.

Sipas Policisë, në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

“I njëjti, ditë më parë së bashku me një të dyshuar tjetër në rrjete sociale kishin postuar video ku shiheshin duke shkrepur me armë”- ka njoftuar Policia.

Tutje thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Ndërsa, hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.