Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Vushtrri – Arresohet një person për vjedhje të rëndë

 

Policia ka njoftuar se me 7 tetor në Vushtrri ka arrestuar një person, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’

Hetuesit policor kanë bërë identifikimin dhe me pas arrestimin e një 19 vjeçari.

Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune.

Sipas policisë në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.