Foto: KALLXO.com Ilustrim

Vushtrri, 37-vjeçari arrestohet për kanosje përmes rrjeteve sociale

Një 37-vjeçar nga Vushtrria, B.H., është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale – kanosje.

Ai dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kanosur një person tjetër të gjinisë mashkullore.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth mesditës, përderisa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit B. H., 37 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor” – ka thënë Policia.

Tutje në njoftimin policor thuhet se për rastin janë duke u zhvilluar hetimet e nevojshme.