Vushtrri, 13 vjeçari dyshohet se u plagos aksidentalisht me pushkë ajrore nga i vëllai

Një i mitur dyshohet se është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se viktima i moshës 13 vjeçare ka pranuar tretman mjekësor.

Arma me të cilën dyshohet që ka ndodhur plagosja është konfiskuar nga policia, thuhet në raport.

Rasti është duke u trajtuar si “Lëndim i lehtë trupor”.