Foto: BBC

Vushtrri, 12 të testuarit për COVID-19 rezultojnë negativ

12 persona nga komuna e Vushtrrisë, të cilët janë testuar nëse janë infektuar me coronavirus, del që nuk janë të prekur.

Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë në profilin e tij në Facebook.

“ Lajm shumë i mirë. Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me coronavirus, 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

“Me disiplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”, ka thënë tutje kryetari Xhafer Tahiri.