Vullnetarja në Infektivë sfidon Ministrinë e Shëndetësisë: Publikoni datat e licensimit të atyre që keni pranuar

Vullnetarja në Klinikën Infektive, Jehona Krasniqi ka reaguar pas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me konkursin për profesionistë shëndetësorë, në të cilin nuk u pranua ajo dhe jo vetëm.

Në lidhje me këtë, ministria dje ka thënë se sipas kritereve të konkursit, përveç shkollimit dhe licensës së punës, përparësi kanë pasur kandidatët me grada më të larta dhe koha më e gjatë e licensimit. E sipas tyre, në dosjen e aplikimit të Krasniqit thuhet se është licensuar me 25 shtator 2019.

Ajo sot ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të bëjë publike datat e licensimit të kandidatëve që janë pranuar.

Msh dje ka publikuar emrat e 200 punëtorëve shëndetësorë të pranuar për të ndihmuar menaxhimin e pandemisë.

Lidhur me këtë konkurs, Krasniqi pretendon se nga 8 vullnetarë që kishin aplikuar në këtë konkurs, vetëm njëri prej tyre ishte pranuar.

Ky është reagimi i plotë i Jehona Krasniqit në rrjetin social “Facebook”.

Ministria e Shëndetësisë më paskan nderu që ma paskan përmend e vecu emrin në Komunikatën e tyre për Media veq mua, per ma tepër që e paskan cekë datën e licencimit tem.

Pra, lajmi i mirë krejt k’tu është:

KOKA GJETË APLIKACIONI JEM QË NUK FIGUROJKE ASKUND, ËOË…!

Tjetri send, sipas tyne, qenkam licencu rishtazi…

E vërtetë, e tregon data, plus që e kam cekë vet…

Edhe normal që nuk jam kandidate e Doktoratës, dicka që nuk shprehi interesim se për mua vjen në radhë të parë me qenë Kliniciste e fortë, kudo që zgjedhi unë me shku në specializim…

E çështja e specializimit te na, është zonë e minume, po ta kqyrim a u cminirat tash prej juve…

Të nderum Ministri e Shëndetësisë,

Qitni krejt datat e licencimit të krejt qatyne që i keni pranu, ta lujmë lojën fer, bindëmni që unë nuk i pasna plotësu kushtet, që qajo Infektologe nuk i paska plotësu kushtet…

Bindëmni me argumente e jo me fjalë edhe po dahem në paqe.

Me shumë dashni per krejt, i keq e i mirë