Vullnetarët në karantinën në Qendrën e Studentëve flasin për rastin vdekjes së Agon Musliut

Në komisionin hetimorë për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, sot është diskutuar rreth karantimit të qytetarëve në Qendrën e Studentëve, dhe për ditën kur vdiq i riu nga Gjilani, Agon Musliu, i cili një ditë më parë ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte vendosur në karantinë.

Dëshmitari Gent Jakupi i cila ka punuar në konvikte gjatë kohës së karantimit thotë se nuk i ndjeri Agon Musliu nuk ka paraqitur asnjë dokument për ndonjë sëmundje.

“Jo, kur kemi kërku të dhënat e letrave të tij nuk i ka dhënë, i ka ditë përmendsh, aq ka qenë komunikimi im me të”, tha dëshmitari Jakupi.

Ndërsa Laureta Tafaj, tha se detyrë e tyre ka qenë të mbajnë shënime dhe qytetarët e karantinuar t’i pyesin për simptomat edhe për sëmundje tjera, përveç COVID-19.

“Instituti e ka marrë në pyetje secilin që ka hy brenda. Ne kemi mbajtë shënime që me ditë sa banorë janë brenda. Pyetjet kanë qenë rreth simptomave, e sëmundjeve tjera kronike”, tha ajo para kryesisë.

Ndërsa, sa i përket të ndjerit Agon Musliu, ajo tha se ka treguar se ka pasë probleme me veshkë para se te shkojë në Gjermani.

“Më kujtohet që është pyet dhe ka thënë jo, vetëm se para se me shku në Gjermani ka thënë  që ka pasë problem me veshka, por ka thënë se se tash është mirë”, vazhdon rrëfimin ajo.

Tutje, dëshmitarja tjetër, Mirjeta Ahmeti, tha se i ndjeri i ka pranuar dhe nënshkruar kushtet e karantinimit para se te hyjë në karantinë.

Personat të cilët kanë hyrë në konvikte i kanë dhënë çelësin e dhomës dhe nuk kanë paraqitur ndonjë problem.

Sipas vullnetares Mijeta Ahmeti, banorët e karantinuar kanë pasur qasje edhe në telefona dhe në wireles në mënyrë që të kërkojnë ndihmë në rast se kanë nevojë.

Ndësa, sa i përketë vizitave dëshmitarët thanë se vizitat janë bërë tre herë në ditë.

Agon Musliu ka vdekur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë pas kthimit nga Gjermania, kur kjo qendër ishte shndërruar në karantinë për shkak të coronavirusit.

Rrethanat e vdekjes së tij ende nuk jane sqaruar, përderisa komisioni hetimorë është duke thirrur dëshmitar në lidhje me këtë rast.

Lajmet për Agon Muslin mund t’i gjeni në këtë link.