Vuçiqi: Na pret një fazë e vështirë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosovën dhe Serbinë i pret një periudhe mjaft e vështirë dhe me presione të vazhdueshme në të dyja vendet.

Përderisa ka folur për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai ka komentuar edhe emërimin e Matthew Palmer si përfaqësues special të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiqi ka thënë se është naive të thuhet se emërimi i Palmer mund të ketë ndonjë ndikim pozitiv për Beogradin vetëm për faktin se ai është dhëndër i Serbisë.

“Nuk mund të komentoj titujt e tabloidëve dhe budallenjtë që thonë gjëra të tilla. Do të jetë shumë e vështirë për ne”, ka thënë Vuçiqi./RTK