Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Vuçiq zbulon identitetin e dy personave të kërkuar për vrasjen e Ivanoviqit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar identitetin e dy personave që po i kërkon Policia e Kosovës për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Gjatë konferencës së tij për shtyp të enjten në mbrëmje, presidenti serb Vuçiq tha se Policia Serbe kishte marrë në pyetje dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës.

“Ne e kemi pasur këtë të dhënë që nga dita e parë,” tha Vuçiq.

Ai sqaroi se ata të dy janë studentë në Fakultetin Teknik në veri të Mitrovicës. Emrat e tyre, sipas Vuçiqit, janë Ivan Dimitrijeviq dhe Millosh Radosavleviq.

“Vetëm për ju që ta dini se ata patën një kolokvium këtë mëngjes në 8:00,” tha Vuçiq.

Presidenti serb nuk ka specifikuar kur Policia Serbe ka marrë në pyetje Dimitrijeviqin dhe Radosavleviqin, por tha se ata erdhën në Polici “me prindërit e tyre” dhe shtoi “ata nuk janë vrasës”.

Politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ka vdekur më 16 janar të vitit 2018.

Që nga ajo kohë, u arrestuan, zyrtarë policor për manipulime me prova, një zyrtare e cila kishte punuar te Oliver Ivanoviq, ndërsa është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiq e në anën tjetër po kërkohet nga Policia e Kosovës edhe komandanti i policisë në Veri, Zhelko Bojiq.

Gjykata vendos për policin e dyshuar se manipuloi prova të vrasjes së Ivanoviq

www.kallxo.com