Foto:Screenshot

Vuçiq takohet me Novak Gjokoviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me tenistin serb, Novak Gjokoviq, i cili nuk u lejua të marr pjesë në turneun “Australian Open” sepse nuk ishte i vaksinuar.

Vuçiq e ka falënderuar Gjokoviq për ‘luftën e madhe në Australi’.

“Novak dhe unë u dëgjuam njëri-tjetrin mëngjesin e parë, i thash: “Hajde Novak, kthehu. Çfarë do të bësh atje, eja në Serb”.

Ai tregoi se sa shumë dëshiron të tregohet në sport.. Ne nuk dinim për kë të bënim tifo, brohoritëm pak për Medvedevin, por ju jeni i miri dhe për vite e vite nuk do të ketë. Askush nuk mund të parakalojë”, tha Vuçiq në këtë takim, raporton media serbe b92.

Gjokoviqit mund t’i ndalohet pjesëmarrja edhe në turnetë e tjerë nëse nuk vaksinohet