Foto: Aleksandar Vuçiq, Instagram

Vuçiq takohet me Lajçakun, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiq tha se se me Lajçak un ka diskutuar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

“Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur për vazhdimin e dialogut konstruktiv, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të arritur kushte më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve”- ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në instagram.

Javën e kaluar, Lajçak kishte thënë se  planifikon që këtë javë të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, në një intervistë për Kanal 10 ka thënë se kjo vizitë do të jetë për të diskutuar për hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që ai e ka paraqitur në muajin shtator si dhe në komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit.

“Për t’u siguruar që po e shfrytëzojmë këtë momentum, po planifikoj që javën tjetër të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për të diskutuar hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që unë e kam paraqitur në muajin shtator, si dhe në komentet që kemi marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit” – ka thënë Lajçak.

Ndërkaq, Vuçiq javën e kaluar reagoi me zemërim ndaj emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

“Jo vetëm që i kanë shkelur të gjitha normat e marrëveshjes së Brukselit, por edhe të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanë dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane”, u tha medieve në Beograd presidenti serb, duke theksuar se zoti Rashiq nuk e ka besimin e askujt në Kosovë, “por e ka besimin e (kryeministrit) Albin Kurti dhe perëndimit dhe mendojnë se kësisoj mund të frikësojnë serbët”.

Ai përsëriti se Kosova është “shenjtëria më e madhe serbe”.

“Më mirë të mos jem sesa t’ua dorëzojë në duar. Dhe nuk do t’ua dorëzojë. Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor”- tha ai, duke shprehur zemërimin me siç tha “reagimin e butë të Bashkimit Evropian” ndaj emërimit të zotit Rashiq.

Emërimi i ministrit Rashiq u bë më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiq nga radhët e Listës Serbe.

Zëvendësimi i shpejtë përballë pritjes së gjatë