Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Përderisa mund të ndikoj, Serbia s’do ta pranojë as në mënyrë të drejtpërdrejtë e as të tërthortë pavarësinë e shpallur njëanshëm të krahinës tonë jugore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në seancën kushtuar dialogut me Kosovën, ka thënë se përderisa ai mund të ndikojë, shteti që ai drejton nuk do ta njohë Kosovën.

“Prandaj, në këtë pjesën e parë, që të mos ketë kurrfarë dyshimesh, ngase e di që ka shumë nga ata, të cilët pa ndonjë bazë do t’i mbanin ligjërata morale e patriotike atyre që këto ligjërata më së paku i meritojnë, dua që si dikush i cili është betuar mbi Kushtetutë dhe si dikush i cili me gjasë ka fituar edhe besimin më të madh në përqindje të njerëzve tanë prej që kur ekziston sistemi shumëpartiak në Serbi, e jam betuar mbi Kushtetutën e Serbisë që përderisa mund të ndikoj, Republika e Serbisë nuk do të pranojë as në mënyrë të drejtpërdrejtë e as të tërthortë pavarësinë e deklaruar njëanshëm të krahinës sonë jugore… e as që do të heq dorë… as që do të heq dorë… as që… as që do të heq dorë nga beteja e saj legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, por edhe nga beteja për respektimin e të drejtës ndërkombëtare” – ka thënë Vuçiq në seancë.