
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq - www.lefigaro.fr
Vuçiq për vendimin ndaj tarifës: Një trik i ri dhe përpjekje për mashtrim nga Kurti
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas deklaratave të djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se nga data 15 mars hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia.
Sipas tij, anulimi i pjesshëm i tarifës është një mashtrim i ri nga Albin Kurti, dhe se i dërguari amerikan Richard Grenell ka absolutisht të drejtë duke thënë se SHBA nuk i mbështet “ gjysmë masat “ e kryeministrit Kosovar.
“ Një ditë para vizitës time në Amerikë, Kurti ka vendosur të heq tarifat në mënyrë që unë të mos kisha një temë diskutimi atje “ ka komentuar Vuçiq siç thotë përpjekjen e Kurtit për mashtrim, raporton Tanjug.
Kurti në një konferencë për media ka thënë së nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.
I pari i Qeverisë tha se BE duhet ta vlerësojë këtë dhe ta ofrojë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në anën tjetër BE-ja ka mbështetur këtë hap të palës kosovare, ndërsa SHBA-të nuk e kanë mbështetur masën e Kurtit, duke insistuar që tarifa duhet të hiqet krejtësisht