Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic | Foto: BETA

Vuçiq për takimin në Shtëpinë e Bardhë: Për herë të parë fola se çfarë po ndodh me serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një intervistë ekslukzive për “The Pavlomic Today”foli për takimin në Shtepinë e Bardhë që u zhvillua në fund të muajit qershor, për të cilën tha se për herë të parë foli për gjithçka “që po u ndodhë serbëve dhe Serbisë”.

Vuçiq tha se “do të mbajë në mend gjithmonë se njerëzit nga Shtëpia e Bardhë donin të dëgjonin pikëpamjet e Serbisë, pavarësisht nëse përputheshin me mendimet e tyre”.

“Takimi që ne patëm në Shtëpinë e Bardhë me Robert O’Brian, Jared Kushner dhe Richard Grenell, ishte i shkëlqyeshëm. Unë dua të dëgjoja shumë gjëra prej tyre, por këta njerëz, të cilët janë më të fuqishmit në botë, më dëgjuan për një orë e gjysmë. Për herë të parë, fola për gjithçka që po u ndodh vërtet serbëve dhe Serbisë në një atmosferë jo burokratike ku zakonisht shkruhen raporte dhe memorandume zyrtare e asgjë tjetër. Jam shumë i lumtur që një bisedë e tillë ishte e mundur”, tha Vuçiq.

Mes tjerash ai tha se në këtë takim, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, nuk u pajtua me të gjitha sugjerimet e tyre.

“Nuk mund të them që Grenell u pajtua me të gjitha sugjerimet tona, por të paktën ne ishim në gjendje të paraqisnim idetë dhe planet tona dhe jo detyrimisht të bisedonim në një mënyrë që vetëm përmbush interesin amerikan. Kjo është arsyeja pse unë jam mirënjohës ndaj presidentin Trump dhe njerëzit e tij”, tha Vuçiq.

Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë ishte ftuar të merrte pjesë në takim edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Hashim Thaçi por që zyrtarët kosovarë nuk morën pjesë pasi Thaçit tri ditë më parë iu ngrit një propozim-aktakuzë nga Dhomat e Specializuara. Kurse, si rrjedhojë edhe Hoti anuloi këtë takim. Ky takim ishte në kuadër të rifillimi të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga ShBA-të.