Vuçiq për ‘Ballkani i Hapur”: Është ide paqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sërish për nismën “Ballkani i Hapur”, pas marrëveshjeve të nënshkruar javën e kaluar në Shkup nga ai, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vuçiq në një intervistë për median serbe RTS ka folur për përfitimet që mund të kenë nga kjo nismë, duke shtuar se 5 mijë e 300 kompani nga Serbia punojnë në Maqedoninë e Veriut.

Këtë nismë Vuçiq po e konsideron si një vendim historik dhe nëse do të zbatohej theksoi se ai “kjo është një çështje tjetër”.

“Duhet bërë shumë për të qenë në gjendje ta bëjmë këtë deri në vitin 2023”, tha Vuçiq, duke shtuar se sistemet e TVSH-së, sigurimi i informacionit dhe rregulloret doganore duhet të harmonizohen.

“Është një ide paqeje dhe stabiliteti, e cila nuk na u imponua nga jashtë,” tha presidenti serb.

Sa i përket pranimit të vendeve të tjera në nismë, Vuçiq se dera është e hapur për të gjithë, por se “ne nuk po ndjekim më askënd”.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës po konsiderojnë të rrezikshme nismën e shpalosur të enjten në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Këta të fundit e zyrtarizuan emrin e ri të një ideje që ishte proklamuar vitet e fundit si “Mini-shengeni Ballkanik”, tash në “Open Balkan”.

Zaev, Rama e Vuçiq nënshkruan disa marrëveshje, për të cilat thanë se kanë në fokus zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që kjo iniciativë është tendencë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për të hapur Ballkanin për Rusinë.

Në Kosovë kundërshtohet fort nisma “Open Balkan”