Vuçiq pas takimit me Stoltenberg: Duam të shmangim mundësinë e eskalimit dhe dhunës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Serbia nuk do eskalim dhe dhunë në veri të Kosovës.

“Ne folëm për atë çfarë po ndodhte, është e rëndësishme që të respektojmë rolin e KFOR në Kosovë. Serbia është vend ushtarak neutral dhe qëndrojmë të tillë, ne duam të forcojmë bashkëpunimin me NATO dhe KFOR dhe duam të shmangim mundësinë e eskalimit dhe dhunës” – ka thënë ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet paqja në Kosovë.

Stoltenberg tha që në këtë takim kanë diskutuar sfidat që kanë qenë në pjesën veriore të Kosovës javëve të fundit.

Nesër në Bruksel do të takohen Kurti dhe Vuçiq, pas gati një viti.