Vuçiq pas takimit me Pompeo: Serbia ka nevojë për SHBA-të si mik

Serbia ka nevojë që të jetë në raporte miqësie me SHBA-në, ka thënë presidenti Aleksandër Vuçiq pas takimit që zhvilloi sot në Uashington me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, raporton RTS.

Para gazetarëve, Vuçiq gjithashtu tha se i është falënderues zyrtarëve amerikanë për qëndrimin e tyre të qartë kur është në pyetje statusi i Kosovës, si dhe për dëshirën e tyre për të dëgjuar Serbinë dhe të kuptojnë problemet e Serbisë.

“Janë disa në bashkësinë ndërkombëtare me të cilët asnjëherë nuk jemi të qartë se çfarë qëndrime kanë. Me amerikanët dihet gjithçka. Unë e di që ne nuk mendojmë njëjtë për statusin e Kosovës, por i falënderoj ata që dëshirojnë të dëgjojnë Serbinë dhe të kuptojnë problemet tona. Më shumë se kaq nuk mund të presim”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se për më shumë do të ishte joserioze dhe joreale.

Edhe njëherë Vuçiq falënderoi zyrtarët amerikanë të cilët shfaqen gatishmëri për të dëgjuar atë se çfarë kishte për të thënë Serbia, me të cilat veprime SHBA po tregon respektin ndaj Serbisë.

“Unë nuk jam person që i drejtohem gjithsecilit me kërkesa, por mbetem i kënaqur ndaj gatishmërisë së tyre, që pas shumë viteve dhe dekadave nëpër të cilën kohë për asnjë çështje të rëndësishme nuk kemi menduar njëjtë, përsëri të jemi aleatë siç kemi qenë dikur. Kjo është e një rëndësie të madhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se si e parasheh këtë kthesë të SHBA-ve, Vuçiq ka thënë se nuk ka të bëjë me kthesë por me ndërtimin gradual të një politike të marrëdhënieve të mira.

Vuçiq ka shtuar se i ka kërkuar me mirëkuptim Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që SHBA ta kuptojë pozicionin e Serbisë, dhe të shohin pozicionimin e Serbisë dhe “të na ndihmojnë në mënyra të ndryshme dhe me mekanizma të ndryshme që sferën ekonomike dhe politike, dhe të gjitha sferat e shoqërisë t’i zhvillojmë së bashku “ .

“Gjithashtu ngadalë të ndërtojmë marrëdhënie besimi dhe miqësie. Nuk është e lehtë aspak, disa vende ju duhen me dekada dhe ndoshta qindra vjet që të avancojnë miqësinë e tyre pas të gjithave që ne kemi pasur”, ka thënë Vuçiq.