Vuçiq: Nuk i shoh të arsyeshme negociatat me Albin Kurtin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë të shtunën se nuk i sheh të arsyeshme negociatat me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, raporton TACC.

Ndonëse është shprehur se negociatat janë pa kuptim, Vuçiq thotë se do të merr pjesë saherë që ftohet në procesin e dialogut.

“Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog dhe unë personalisht gjithmonë do të shkoj kur të më thërrasin [për negociata], por nuk shoh ndonjë kuptim të flas me [Albin] Kurtin”, ka thënë ai.

I njëjti tha se Albin Kurti është njeriu që tha se Serbia ka kryer tre gjenocide kundër shqiptarëve.

“Ai përpiqet të flasë vetëm për të kaluarën, nuk flet kurrë për të ardhmen, por gjithashtu nuk e kupton të kaluarën si duhet”, tha Vuçiç.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi serb theksoi se Beogradi do të vazhdojë dialogun me Prishtinën.

“Çështja është që Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, sepse është mirë për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, sepse rrit sigurinë e tyre. Negociatat, mbi të gjitha, do të zvogëloni tensionet midis serbëve dhe shqiptarëve”, ka shtuar tutje Vuçiç.