Vuçiq: Nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë e tha ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

“Para dhe pas kësaj, ne do të jemi të ekspozuar ndaj një presioni të madh. Në vitin 2008, kur shqiptarët morën vendimin dhe pastaj u zhvendosën drejt një shteti me të vërtetë të pavarur, reagimi i shtetit serb ishte zero, sepse udhëheqja jonë e shtetit ishte thjesht ashtu”, tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia është një pjesë e botës dhe dëshiron një kompromis, por ai paraqiti “vija të kuqe”.

“Unë do të jem absolutisht nën presionin më të madh, të denoncuar dhe të stigmatizuar, por më lejoni të them – Unë nuk do të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai./21Media