Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj Pavarësinë e Kosovës, jam betuar në Kushtetutë dhe Ungjillin e Miroslavit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk po dorëzohet dhe se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, as de facto dhe as de jure.

Gjatë qëndrimit të tij të shtunën në Vranjë në kuadër të një turneu që ka nisur në Serbi, Vuçiqi ka thënë se nuk do të jetë ai që do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruajë pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.

“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.

Sipas tij, pavarësisht kësaj, serbët duhet të kenë marrëdhënie të mira me shqiptarët.

Pas Vrasnjës Vuçiqi pritet ta vizitojë Bujanovcin./RTV21