Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

Vuçiq: Njerëzit më mbështesin, Twitter ka "heronj" të tjerë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha mbrëmë se nuk është shqetësuar pasi rrjeti social, Twitter ka fshirë rreth 9 mijë llogari që promovonin partinë e tij, Partinë Progresive Serbe.

Ai, mbrëmë në një konferencë për media shtoi se është i mbështetur nga njerëzit e thjeshtë që janë jashtë Tëitter-it.

“Unë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, dhe as nuk mendoj se është veçanërisht domethënëse, por unë jam i lumtur sepse tani të tjerët do të dominojnë në Twitter, pasi nuk e kanë pasur këtë deri më tani”, u përgjigj ai me një ton ironik, raporton Tanjug.

Rrjeti social Twitter, dje ka hequr gati 9,000 llogari që “po punonin për të promovuar partinë në pushtet të Serbisë, Partinë Progresive Serbe”.

Këto llogari të identifikuara dhe të hequra ishin të gjitha të lidhura me pesë vende: Egjiptin, Hondurasin, Indonezinë, Arabinë Saudite dhe Serbinë.

“Këto sjellje janë në kundërshtim me politikat tona dhe janë një përpjekje e synuar për të minuar bisedën publike”, shpjegoi Twitter.

Twitter fshin 9,000 llogari që e promovonin partinë e presidentit serb Vuçiq

www.kallxo.com