Vuçiq: Në zgjedhjet presidenciale kam fituar ndërmjet 59.9 dhe 60.1 për qind të votave

Presidenti aktual dhe kandidati për president të Serbisë nga radhët e  SNS-së, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur sonte se sipas të dhënave të partisë së tij, nga materiali i përpunuar deri më tani, ka fituar ndërmjet 59.9 dhe 60.1 për qind të votave.

Agjencia e lajmeve Tanjug raporton se Vuçiq u tha gazetarëve në selinë zgjedhore të SNS se Zdravko Ponosh fitoi 17.7 për qind të votave, Millosh Jovanoviq 5.9 për qind dhe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski 4.5 për qind, Boshko Obradoviq 4,4 për qind, Bilana Stojkoviq 3,15 për qind, Branka Stamenkoviq 2 për qind dhe Misha Vaçiq 0,9 për qind.

Në një paraqitje pas përfundimit të zgjedhjeve të së dielës Vuciq tha se ai ka fituar vota në rundin e parë si askush tjetër deri më sot, mbi 2.2 milionë.

“Jam krenar për faktin që arrita të bëj diçka që askush nuk ia ka dalë në Serbi”, tha Vuçiq, duke shtuar se Tomislav Nikoliq dhe Boris Tadiq kishin fituar rreth 950,000 dhe 850,000 vota në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Ndërsa, sa u përket zgjedhjeve parlamentare presidenti serb tha se lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar 44% të votive.