Vuçiq: Në nismën “Ballkani i Hapur” kushdo është i mirëseardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nisma e “Ballkanit të Hapur” nuk është çështje politike por është histori siç e ka quajtur ai “që u takon bizneseve dhe ekonomisë”.

Vuçiq tek ka folur për mundësinë e zgjerimit të numrit të pjesëmarrësve në nismën “Ballkani i Hapur”, nuk ka përmendur emrin e Kosovës, por vetëm të kryeqytetit të Republikës, Prishtinës.

“Ne do t’i zgjidhim marrëdhëniet tona me Prishtinën përmes dialogut në Bruksel sepse kemi pikëpamje të ndryshme por ‘Ballkani i Hapur’ u jep liri njerëzve. Kushdo që është i interesuar është i mirëpritur”, tha ai.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ai shtoi se gjatë dhjetorit tre vendet përkrahëse të “Ballkanit të Hapur” do të nënshkruajnë memorandume rreth lejeve të punës.

“Pas krishtlindjeve katolike, në fund të dhjetorit, do të kemi samitin e radhës në Tiranë. Do të nënshkruajmë një memorandum për lejet e punës e që duhet të jetë një marrëveshje e vërtetë. Që njerëzit të mbetën në rajon, ne duhet t’u krijojmë kushte që të punojnë këtu”, tha ai.

Rama: Shqiptarët dhe serbët janë për Ballkanin si francezet e gjermanët për Evropën