Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuciq gjatë një vizite në Pentagon, SHBA | Foto: Wikimedia/Glenn Fawcett

Vuçiq: Ne mbajmë paqen, kjo do jetë politika e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se ka qenë shumë i qartë në deklaratat e tij për politikën dhe dialogun me Prishtinën, raporton B92.

“Ata kanë problemet e tyre të brendshme, deklarata ime ishte e kujdesshme dhe e qartë, unë po flisja se si duhet të shmangim një politikë me konflikt të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë mund të qoj në një konflikt në të ardhmen, që askush nuk do donte të ndodhte”, tha Vuçiq.

“Disa më sulmuan për tradhëti këtu në Beograd. Ata që nuk duan të dëgjojnë se çfarë them, nuk mund t’i ndihmojë”, shtoi ai.

Vuçiq theksoi se politika e paqes është e rëndësishme për Serbinë.

“Për mua është e rëndësishme që të ruajmë paqen, dhe kjo do të jetë politika e Serbisë”,  tha Vuçiq.

Këto deklarata të Presidentit serb erdhën pasi në një intervistë me disa gazetarë të enjten tha se zgjidhja me Kosovën do jetë ose përmes dialogut ose një konflikt i mundshëm si ai i Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Lidhur me këtë deklaratë pati shumë reagime në Kosovë ku bëheshin thirrje drejt NATO-s dhe BE-së për reagim.

Vjosa Osmani kërkon nga NATO dhe BE të reagojnë ndaj kërcënimit të Vuçiqit