Vuçiq ndërron mendim, konfirmon se do të marrë pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndryshuar mendim duke konfirmuar se do të shkojë në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor.

Siç raporton mediumi serb B92, Vuçiq tha se mosshkuarja e tij do të ishte në dëm të Serbisë.

“Në rrugën për në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët tanë. Është e vështirë për mua kur është fjala për Kosovën ta kuptoj atë gjuhë për ‘të dyja palët’ dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë” – tha ai.

Disa ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiq deklaroi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor. Kjo për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Vuçiq: Nuk do të shkoj në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë