Nenad Gjuriq dhe Aleksander Vuçiq. Screenshot: Tanjug News Agency official/Youtube

Vuçiq ndan çmime për Gjuriqin e Filipoviqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ndarë çmime për ish-drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq dhe me ish-shefin e operativës në Policinë e Kosovës për veri, Aleksandar Filipoviq, raporton nevosti.rs.

Sipas medias serbe, presidenti Vuçiq i dhuroi Gjuriq “Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri”, i cili u tha se jepet për kryerjen mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndërsa, siç raporton nevosti.rs, Filipoviqit iu dhurua “Medalja e Artë për Guxim ‘Milosh Obiliq’”, e cila u tha se jepet për veprime në të cilat del në pah guximi personal.

Javën e kaluar u suspendua Nenad Gjuriq, nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut për shkak se refuzoi dhe rezistoi në lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e veturave me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Suspendimi nga puna i Gjuriq bëri që më 5 nëntor 2022 të mbahej një mbledhje e jashtëzakonshme e thirru nga Lista Serbe, në të cilën u njoftua për largimin e tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror, lokal edhe atë gjyqësor.

Pas kësaj, 578 zyrtarë policorë që kanë shërbyer në veri të vendit, deputetët e ministrat e Listës Serbe.

Lidhur me ofrimin e dorëheqjeve të policëve në veri, Policia e Kosovës ka thënë se gradualisht do të rriten kapacitetet.

Aleksandar Filipoviq dhe Aleksander Vuçiq.
Screenshot: Tanjug News Agency official/Youtube