Vuçiq: Mjekët nga Serbia kanë shkuar dje në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se dje 9 mjekë kanë  ardhur nga Serbia në Kosovë për të ndihmuar luftimin e coronavirusit.

Këtë, Vuçiq e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku tha se mjekët dje janë lejuar nga autoritetet e Kosovës të hyjnë.

“Nëntë punëtorë mjekësorë shkuan sot në Kosovë për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit. Ata u liruan sot për të hyrë në territorin e Kosovës”, tha Vuçiq mbrëmë, raporton Tanjug.

Edhe, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ditë më parë kishte bërë të ditur se një ekip i epidemiologëve do të dërgohen në spital të Mitrovicës së Veriut për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19.

KALLXO.com ka dërguar pyetje ditë më parë në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë sqarime rreth këtyre mjekëve dhe për ta pyetur se a do të lejohen në Kosovë, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjuriq: Një ekip epidemiologësh do të dërgohen në Mitrovicë të Veriut

www.kallxo.com