Foto: REL

Vuçiq mirëpret vendimin e Avdullah Hotit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e masave së reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Presidenti serb tha në reagimin e tij se revokimi i masave është vendim i mirë. “Unë besoj në forcën e ekonomisë serbe dhe kompanive tona se marrëdhënie të mira mund të vendosen midis serbëve dhe shqiptarëve dhe që të dy mund të kenë përfitime të mëdha”, tha Vuçiç këtë mëngjes për TV Prva, transmeton KALLXO.com.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka marrë sot vendim për të hequr masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria Hoti.

Sipas Hotit, ky vendim është marrë për të hequr pengesat për dialogun Kosovë-Serbi.