Vuçiq: Manastiri i Deçanit s'i përket trashëgimisë shqiptare

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Manastiri i Deçanit nuk është trashëgimi kulturore shqiptare, por serbe.

“Unë nuk dua të jem një zog ogurzi. Shpresoj se ata nuk do të arrijnë të na bindin se Manastiri i Deçanit dhe trashëgimia tjetër i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Në fakt, ata do të thonë se i përket trashëgimisë së Kosovës dhe se për këtë ata kanë mbështetje “, ka thënë sot Vuçiq në një konferencë për media, raporton b92.

Ai ka shtuar se shpreson që të gjitha mosmarrëveshjet për trashëgimitë kulturore dhe monumentet në Kosovë të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes kanaleve diplomatike.

“Shpresoj që ne mund të arrijmë diplomatikisht ta zgjidhim këtë dhe t’i ruajmë shenjtorët serbë” tha Vuçiq.

Manastiri i Deçanit është një monument i trashëgimisë kulturore. Ai është ndërtuar në shekullin 14 dhe është pjesë e listës së monumenteve të mbrojtura të UNESCO-s.