Vuçiq: Kurti nuk e di se çfarë thotë, Serbia është e gatshme për dialog

Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por pa kushte, diktat apo urdhra që i jepen Beogradit, është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjung.

Kur Vuçiq u pyet për pozitën e Beogradit për të ardhmen e dialogut me Prishtinën dhe nësë pritet që të përfundojë deri në fund të këtij viti, Vuçiq ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog.

“Megjithatë, dy gjëra mund t’i keni vënë re nëse i keni interpretuar me kujdes dhe seriozitet deklaratat e Albin Kurtit. Së pari, ai ka thënë se dialogu është një mundësi, por se ai duhet të fokusohet në njohjen reciproke. Kjo ishte pika e tij e parë. Kuptova se ai nuk e kuptonte se për çfarë po fliste sepse ai tha se janë në rrugën evropiane dhe do rë kërjnë që të pranohen në Bashkimin Evropian dhe se Serbia është anëtare e nje aleancde aziatike. Ai nuk e kupton se çfarë do të thotë nënshkrimi i një marrëveshjeje në vend të të qenit anëtar”, shpjegoi Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu tha se Kurti mbase ka ardhur në konkluzion duke lexuar raporte të disa mediave nga perëndimi.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me shtetet si Rusia, Kina, India dhe do të vazhdojë që ti ruaj dhe t’i çmojë ato”, ka theksuar ai.

Vuçiq tha se referendumi i ardhshëm i 16 janarit mbi ndryshimet kushtetuese në lidhje me gjyqësorin është një mundësi për Serbinë për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj vlerave evropiane.

“Mbi të gjitha, që qytetarët  duhet të kuptojnë se gjyqtarët dhe prokurorët do të zgjidhen nga vetë profesionistët pa ndërhyrje politike. Ky është një mesazh i rëndësishëm që Serbia po ndryshon”, ka thënë presidenti serb.