Vuçiq: Kërkoj nga shqiptarët dhe serbët të ruajnë paqen, por nuk do të ketë dorëzim - Serbia do të fitojë

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha në konferencën për media lidhur me vendimin e Qeverisë kosovare për vendosjen e reciprocitetit ka thënë se situata është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.

Vuçiq përsëriti se “kërkon vetëm paqe”.

“Unë kërkoj prej tyre paqe, lutem për paqe, nëse nuk dëgjojnë, Serbia do të fitojë, kërkoj nga shqiptarët dhe serbët që ta ruajnë paqen”, tha Vuçiq, raporton media RTS.rs 

Nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës).

Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, llogaritet qarkullojnë 10.000 makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, të tilla si PR (Prishtinë), KM (Mitrovica e Kosovës) e të tjera.

Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.