Vuçiq: Kam biseduar me presidentin Erdogan për të blerë dronë 'Bayraktar'

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha dje se ka kërkuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan që të blejë dronë ‘Bayraktar’ për ushtrinë serbe.

“Ne duhet t’i forocjmë njësitë tona të helikopterëve, si dhe dronët. Tashmë kam biseduar me presidentin Erdogan për të blerë “Bayraktar” nga Turqia”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një trajnim të ushtrisë së Serbisë, raporton B92.

Vuçiq paralajmëroi po ashtu edhe blerjen e syzeve franceze të shikimit të natës për ushtrinë e tij.

“Ne do të marrim gjithashtu ‘syze franceze të shikimit të natës’ për vëzhgim natën”, tha më tej ai.

Dronët ‘Bayraktar’ janë duke u përdorur edhe nga Ukrainë në luftë me Rusinë.

Sipas të dhënave, Turqia i ka shitur Ukrainës dhjetëra dronë të saj luftarak që nga viti 2019./B92