Presidenti serb Aleksandër Vuçiq duke folur për mbështetësit e tij gjatë vizitës së tij në Mitrovicë të dielën, Foto: Balkan Insight/EPA-EFE

Vuçiq: Jam ngopur me marrëzitë që vijnë nga Prishtina

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë një vizitë në Tiranë kishte deklaruar se Kosova do të hyjë në dialog për njohje dhe normalizim të marrëdhënieve.

Hoti: Hyjmë në dialog për njohje dhe normalizim të marrëdhënieve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Avdullah Hoti ka  thënë se nëse politikanët nga Prishtina shkojnë në bisedime dhe vazhdimin e dialogut për të folur për njohjen e ndërsjellë, atëherë më mirë të mos nisen për në dialog, sepse Vuçiq ka thënë se nuk do të flas për këtë, dhe se ai është i interesuar të flet vetëm për tema për Serbinë, raporton Rts.rs.

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Kryeministri Hoti gjithashtu ka përmendur mundësinë e ndërtimit të një hidrocentrali në Shqipëri që do ta furnizonte Kosovën me energji elektrike.

Kur Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq është pyetur se shfrytëzimi i portit të Durrësit nga Kosova dhe marrëveshja Shqipëri – Kosovë për energjinë elektrike a i shesh si simbol i bashkimit, ai tha se “është ngopur me këto marrëzitë e tyre”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë.

Vuçiq ka thënë se është lodhur nga deklaratat që vijnë nga zyrtarët nga Prishtina, posaçërisht kur zyrtarët deklarojnë që po nisen në bisedime për të negociuar njohjen e dyanshme.

“Mos ejani, sepse unë nuk po vij për të biseduar për njohjen e dyanshme, këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë “ deklaroi Vuçiq.

Vuçiq ka paralajmëruar se në 10 ditët e ardhshme do të ketë disa takime dhe bisedime me zyrtarë të lartë evropianë që sipas tij do të rezultojnë me fillimin e dialogut.

Takimi i paraparë të mbahej me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë ishte anuluar për shkak të zhvillimeve në Kosovë kur Dhoma e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar për aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Fillimisht shkuarjen në Amerikë e kishte anuluar presidenti Thaçi, e pastaj njëjtë kishte vepruar edhe kryeministri Hoti.