ARKIV Foto: REL

“Vuçiq ik!”, protestë masive në Beograd

Një turmë e madhe njerëzish janë mbledhur sot në qendër të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, për të protestuar. Kjo është protesta e tretë  kundër dhunës që nga dy të shtënat masive që tronditën Serbinë në fillim të majit, raporton Balkan Insight.

Turma është më e madhja që nga fillimi i protestave, përderisa protestuesit kishin arritur te godina e Qeverisë dhe më pas kanë lëvizur drejt urës së Gazelës.

Nën thirrjet “Vuçiq largohu”, protestuesit kanë kaluar tek ndërtesa e Qeverisë.

Kjo është e premtja e dytë me radhë që protestuesit po bllokojnë plotësisht qarkullimin në urën e Gazelës, më e rëndësishmja mbi lumin Sava në kryeqytetin serb.

Teksa dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar, Balkan Insight raporton se protesta e sotme është një nga më të mëdhatë në Serbi që nga fillimi i mijëvjeçari i ri.

Turma tashmë është ndarë në dysh, me disa pjesëmarrës që do të shkojnë në Urën e Brankovit dhe të tjerët në Qendrën Sava.