Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto nga arkivi.

Vuçiq i thotë presidentit izraelit: Jemi zhgënjyer që keni njohur Kosovën

Në një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, është diskutuar për marrëdhëniet e Serbisë me Izraelin, por edhe për njohjen e Kosovës nga Izreal, raporton Tanjug.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq raportohet se i’a ka thanë presidentit izraelit se janë zhgënjyer me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Vuçiq tutje është shprehur se dëshiron që lidershipi me Izraelin të ketë sukses dhe marrëdhëniet dy palëshe të rriten.

“Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që gjatë bashkëpunimit, Serbia me Izraelin të kontribuojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe paqësore, konflikteve dhe çështjet e hapura”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se me Herzog po ashtu do të kontribuojnë në mirëkuptimin më të mirë në mes të dy vendeve.

Vuçiq tha se priste që Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen e Kosovës, të cilën ai theksoi se është temë e ndjeshme për shtetin serb.