Vuçiq: Grenell i kuptoi nevojat e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me Richard Grenell të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se i është mirënjohës diplomatit për qasjen e tij ndaj shtetit serb.

Vuçiq përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se Grenell i kuptoi nevojat e Serbisë.

“I jam shumë mirënjohës Richard Grenell, me një qasje racionale dhe një dëshirë të fortë për të ecur përpara, ai i kuptoi nevojat e Serbisë. Kishim një bisedë të mirë, të hapur dhe të sinqertë”, ka shkruar presidenti serb.

Ambasadori Grenell sot po qëndron në Beograd, pas vizitës që zhvilloi fillimisht në Kosovë.

Nga të dyja shtetet, Grenell ka kërkuar që të hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, si dhe të ndalet fushata e Serbisë  serbe kundër njohjeve të Kosovës.

https://kallxo.com/lajm/grenell-ne-beograd-kerkon-heqjen-e-takses-dhe-ndaljen-e-fushates-kunder-njohjeve-ndaj-kosoves/