Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq: Dëshira e Kurtit është të na çojë në luftë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka dëshirë tjetër, përveç luftës.
“ I vetmi Kurti dëshiron luftë. Dëshira e tij e vetme është se dëshiron të na çojë në luftë dhe s’ka dëshirë tjetër vetëm këtë e bën gjithë kohën. Një tjetër hollësi, kur ishte një konflikt i ngjashëm në atë kohë, bota e ndalte bënte biseda dhe negociata – sot kanë thënë “vritini të gjithë”. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë për të u marrë me ata që donin të shkëputeshin nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, të huajt thoshin janë luftëtarët për liri. Si duket vetëm serbët janë terrorist”- tha Vuçiq.
Presidenti serb u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ftoj bashkësinë ndërkombëtarë të themelohet Asociacioni, që në veri serbët të jenë policë pra të plotësohen kushtet për themelimin e Asociacionit që të mos dëbohen të gjithë serbët e të mos këtë më përleshje”- ka theksuar Vuçiq.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka treguar se tashmë janë arrestuar gjashtë të dyshuar, dy prej tyre sulmues të armatosur dhe uniformuar si dhe katër të tjerë me radiolidhje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi.
Raportimin e vazhdueshëm të KALLXO.com në lidhje me zhvillimet në veri mund t’i lexoni KËTU.