Vuçiq dërgon vaksina edhe në Maqedoni

Maqedonia e Veriut gjatë ditës së sotme ka pranuar 4 mijë e 680 vaksina kundër COVID-19.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se kjo sasi e vaksinave për Maqedoninë e Veriut është faza e parë e dërgesës.

“Jam i lumtur që qytetarët e Maqedonisë Veriore do të jenë në gjendje të shkojnë në imunizim dhe ndihmë. Serbia nuk ka interes përveç të tregojë miqësi ndaj Maqedonisë Veriore dhe se miqësia jonë po përparon, të rrisë shkëmbimin ekonomik dhe të jetë në gjendje të jetojë si fqinjët më të ngushtë dhe miqtë më të mirë”, ka thënë Vuçiq pas pranimit të vaksinave nga ana e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Tutje Vuçiq ka thënë se miqësia e vërtetë gjendet në kohë të vështira duke shtuar se deri më sot në Serbi janë vaksinuar 635 mijë qytetar.

“Rroftë miqësia e Serbisë dhe Maqedonisë Veriore!”, ka deklaruar Vuçiq.

Në anën tjetër, Serbia dhuroi kontingjentin e parë të vaksinave për Maqedoninë Veriore.

Transferimi i kontingjentit të vaksinave sipas Vuçiq është i nevojshëm për imunizimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore kundër corona virusit.

Dorëzim-pranimi i vaksinave u organizua në vendkalimin kufitar të Tabanovcës.