Vritet Presidenti i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise është vrarë nga një sulm në rezidencën e tij private, sipas një deklarate të kryeministrit të përkohshëm Claude Joseph.

Zoti Joseph tha se rezidenca e presidentit ishte vërshuar nga persona të armatosur rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Sipas raportimeve është plagosur edhe zonja e parë.

Joseph tha se janë “marr të gjitha masat për garantuar vazhdimësinë e shtetit”

Moise, 53 vjeçar ka qenë në fuqi që nga shkurti i vitit 2017, ai u përball me akuza për korrupsion dhe shpesh është sfiduar me protesta anti-qeveritare. BBC