Vritet një person në Zllakuqan të Klinës

Një person është vrarë në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka thënë se një person është i dyshuar për këtë rast dhe është ndaluar për 48 orë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.