Vritet një person në Pejë

Para pak orësh në Komunën e Pejës ka ndodhur një përleshje nga e cila ka mbetur i  vdekur një person.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vitomericë ndërsa viktima është një burrë i moshës 60 vjeçare.

Sipas të dhënave të cilat janë bërë publike deri më tani burri është therrur me thikë si pasojë e një mosmarrëveshje.

Policia e rajonit të Pejës ka bërë të ditur se në lidhje më këtë rast dy persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë duke u intervistuar në polici.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13;15, Policia është njoftu për një përleshje në Vitomericë,  gjatë përleshjes  një person i moshës 60 vjeçare ka pësuar lëndime të rënda nga mjetet e mprehta.  Personi është dërguar në emergjencë ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë duke u intervistuar”, tha Gashi.