Vritet një grua në Prishtinë, arrestohet një 70 vjeçar

Një burrë 70 vjeçar nga Prishtina është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës ‘vrasje e rëndë’ të një gruaje 63 vjeçare.

Policia në Prishtinë ka bërë të ditur se rreth orës 04:40 të mëngjesit të sotëm kanë marr informacion për një trup të pajetë në rrugën “Mark Isaku”, ku dyshohet për vrasje të rëndë.

Lidhur me rastin, i dyshuari I.G. është vetëdorëzuar në polici.

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G., mashkull 70 vjeç”- bëri të ditur policia.

Tutje, sipas policisë, personi i dyshuar  me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.